Manchester City kërkonte me patjetër një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në verën e shkuar dhe pas disa refuzimeve nga të tjerë, Guardiola vendosi për blerjen e Ruben Dias nga Benfica për shifrën e 68 milionë eurove.
Ai u bë një nga blerjet më të mëdha të klubit anglez, por vetëm në sezonin e tij të parë, portugezi ka arritur të tregojë cilësi të mëdha dhe të jetë një nga lojtarët kryesorë të Manchester City, teksa shumë thonë se ai ishte copëza që i mungonte Guardiolës.
The winner of the FWA Footballer of the Year – @rubendias! ???
? #FOTY2021
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re— Manchester City (@ManCity) May 20, 2021
City u shpall kampion në Angli dhe është në finale të Champions League dhe meqë sezoni është drejt fundit, gazetarët kanë votuar për më të mirin e sezonit në Premier Legaue. Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli ia kanë dhënë këtë çmim pikërisht portugezit.
“Është privilegj i madh dhe jam shumë i lumtur që e marr këtë çmim. Është e veçantë që e fitoj unë sepse zakonisht atë e fitojnë mesfushorë dhe sulmues. Ky është shembulli perfekt sesi luan skuadra jonë, me unitet të madh dhe shpirt ekipi”, tha Diaz pasi mori çmimin. /abcnews.al


