Propozimi për Amal paska qenë një “torturë”, George Clooney rrëfen detajin interesant

schedule19:16 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:16 - 18 Dhjetor, 2020

Amal dhe George Clooney janë martuar në vitin 2014 dhe janë prindër të binjakëve tre vjeçarë, Ella dhe Alexander. Mëgjithëse çifti është treguar shumë i rezervuar për jetën e tyre personale, së fundmi kanë zbuluar një detaj mjaft interesant.  Teksa u shpreh se Amal ndryshoi jetën e tij rrënjësisht, Clooney tregoi se i është dashur të presë rreth 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e saj, kur i ka propozuar për martesë.

Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt papritur. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë PO.  Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj m’u desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi. Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe një ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: “Çfarë po mendon?”

Festivali i Filmit në Venecia, George Clooney, Amal Clooney

 Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër.“, u shpreh aktori. Ai ka treguar edhe më parë se sa përparësi po iu jep binjakëve 3-vjeçarë, të cilët e kthyen jetën e tij përmbys në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak ditë më parë, tha se ka shmangur daljet nga shtëpia pasi është i shqetësuar për ndikimin që Covid mund të ketë tek djali i tij astmatik. /abcnews.al/