Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Propozimet e para të opozitës për krizën/ Abdixhiku: Të gatshëm për marrëveshje

schedule18:03 - 26 Qershor, 2026

schedule 18:03 - 26 Qershor, 2026

Partitë opozitare kanë filluar të mbajnë qëndrimet e para publike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku deklaron se nuk do të refuzonte një ftesë për tu takuar me Kurtin, por bisedimet sipasa tij do të jenë parimore.

Ai në rradhe të pare do të flasi për presidentin, dhe pastaj për çështje të tjera.



I gatshëm për marrëveshje, por jo për tju nënshtruar Kurtit deklaroi Abdixhiku.

LDK mori vetëm 18 deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit, edhe pse në krye të listës vendosi Vjosa Osmanin, e cila deri tani vijon të mbetet kandidatja e tyre për presidente.

Ndërsa Aleanca e udhëhequr tashmë nga Ardian Gjini vijon të mbështes propozimin e dalë prej tyre që Ramush Haradinaj të jetë kreu i ri i shtetit.

Sipas tij, ai është propozimi më i mirë për vendin në këtë kohë, por emri i ish komandatit të lartë të UÇK nuk do të bëhet pengesë për konsesus mës palëve, nëse do të ketë.

“Edhe një herë, jemi të gatshëm edhe të bëjmë kuorum, por po kërkojmë diçka për qytetarin e Kosovës, jo për vete, nuk kemi kurrfarë kushti vetijak, nuk duam as ministra, as zëvëndësministra, as ambasadorë, as borde, asgjë, por nuk guxojmë ne të jemi indiferentë dhe mos ta përdorim peshën tonë politike për ta rregulluar jetën e qytetarit të Kosovës”

Pdk nuk ka mabjtur ende një qëndrim publik lidhur me bisedimet e mundshme pas votimeve të fundit, ndërsa edhe kësaj here topin e gjuan i pari Albin Kurti, që arriti të siguronte 53 deputetë dhe sëbashku me votat e pakicës formon i vetëm qeverinë, por nuk zgjedh dot pa konsesus kreun e ri të shtetit.

Në rast të një dështimi të ri, Kosova rrezikon përsëri zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!