“Propagandë keqdashëse ndaj Shqipërisë”, Vengu te ‘Dezinformimi’: Vendi ynë në shenjestër nga Rusia dhe Irani

schedule11:05 - 2 Tetor, 2024

schedule 11:05 - 2 Tetor, 2024

“Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse”, kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin.
Duke sjellë shembuj konkret Vengu tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane.

“Dezinformimi shpesh keqkuptohet, por faktet janë kokëforta dhe tregojnë se edhe Shqipëria është i kërcënuar nga ky fenomen. Do e nis me një shembull. Në fund të muajit të kaluar ambasada ruse në vendin tonë, lidhur me një festival totalisht të një karakteri kulturor, deklaroi në mënyrë zyrtare se kishte akuza të pabaza në organizimin dhe shfaqjen e këtij aktiviteti kulturor, kundër Rusisë për kryerjen e ‘mizorive’ ndaj civilëve në zonat e operacionit special ushtarak, dhe e dimë që kjo është mënyra si autoretet ruse i qasen luftës në Ukrainë.

Ky është shembull dezinformimi, ku përshkruhet si aktivitet keqdashës i organizuar. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshin dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë” tha Vëngu ndërsa shtoi:

“Po ashtu, në muajin janar të vitit 2020, udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, iu referua Shqipërisë si një vend i vogël dhe djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë që kanë shitur atdheun e tyre. Pavarësisht arsyet dhe tempistikës së këtyre deklaratave, është e vërtetë që shpeshherë nga këto vende, Rusia dhe Irani, jemi vënë në shënjestër dhe këto deklarata, që fillojnë fillimisht në mënyrë zyrtare.”u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!