Prokuroria rimerr në pyetje Xhisiela Malokun dhe djalin e deputetit Rraja

schedule17:26 - 29 Shtator, 2018

schedule 17:26 - 29 Shtator, 2018

Prokuroria e Krujës ka rimarrë në pyetje 25 vjeçaren Xhisiela Maloku dhe shtetasin Rexhep Rraja, që dyshohet ta ketë dhunuar. Mësohet se vajza ka deklaruar se nuk ndihet e kërcënuar dhe nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Xhisiela Maloku, 25 vjeçarja që dyshohet të jetë dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, është rimarrë në pyetje nga Prokuroria e Krujës për ngjarjen. E reja ka dhënë shpjegime gjatë paradites të së shtunës në lidhje me kallëzimin e bërë prej saj kundër ish-të dashurit Rexhep Rraja dhe për tërheqjen prej tij. Një nga qëllimet e rimarrjes në pyetje ka qenë edhe pyetja nëse ndihet e kërcënuar apo për nevojën e mbrojtjes.

Burime të “ABC News” pranë institucionit konfirmuan se para hetuesve 25 vjeçarja ka pohuar se nuk ndjehej e kërcënuar dhe se nuk ka kërkuar mbrojtje policore.

Gjatë ditës së shtunë në Prokurorinë e Krujës është marrë në pyetje edhe ish-i dashuri i saj, Rexhep Rrja, si edhe dy persona të tjerë, sipersona që kanë dijeni për rrethana të hetimit. Sipas burimeve, është bërë një ballafaqim mes disa prej tyre, por nuk ka pasur një ballafaqim mes Xhisiela Malokut.

Këto veprime hetimore të Prokurorisë së Krujës janë kryer vetëm dy ditë pas mbërrijtjes në institucion të akt-ekspertizës mjeko-ligjore të dëmtimeve të 25-vjeçares Maloku. Ndonëse ngjarja ka më shumë se dy muaj, raporti mjeko-ligjor është bërë pjese e dosjes në datën 27 shtator 2018. Njëkohësisht Prokuroria ka administruar edhe konkluzionet e akt-ekspertimit teknik të cilit i është nënshtruar aparati telefonik i 25 vjeçares. Burimet janë të rezervuara mbi përmbajtjen, por saktësohet se në analizë janë marrë komunikimet elektronike që ka pasur 25 vjeçarja me ish-të dashurin para dhe ditën e ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!