Prokurori Bujar Hoti del para KPK

schedule13:13 - 6 Shtator, 2018

schedule 13:13 - 6 Shtator, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve, duke nisur procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Vendimi për Prokurorin e Apelit do të jepet më 10 shtator.

Procesi i Vetingut në drejtesi ka rinisur pas pushimeve të gushtit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rifilloi punën me seancën dëgjimore me prokurorin pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Ai është në listën prioritare si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. KPK ka prezantuar rezultatet e hetimit për Hotin, ku sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, prokurori Hoti ka bërë deklarim të saktë pasuror dhe s’ka fshehur shuma montere.

Komisioni i pavarur vërejti disa mospërputhje shifrash që prokurori kishte kryer për të blerë një apartament në Durrës 157 m2 dhe përfitimin e 4000 m2 tokë në zonën bredetare. Për këtë tokë, KPK i ka kërkuar informacion prefektit të Durresit pasi ajo ndodhet në zonën e Siptallës, por nuk ka marre ende pergjigje. Kjo kërkësë u bë pasi prindërit e prokurorit, dhe ai vetë kanë lindur dhe banuar deri në fillim të viteve 90’ në zonën e Qerretit dhe nuk mund të përfitonte tokë në bazë të ligjit 7501. Relatorja, Brunilda Bekteshi ka përmendur disa saktësi për apartamentin në pronësi të Hotit, i cili ishte porositur në vitin 2004, për një vlerë prej 70 mijë euro. E njëjta gjë ka rezultuar edhe për një garazh, kontrata për të cilin është revokuar. Sipas KPK-së, Hoti ka kryer deklarim të një çmimi fiktiv shitjeje për këtë apartament duke paguar fillimisht 4 milionë lekë.

Po ashtu sipas raportit te DSIK, prokurori Hoti është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi nuk ka kontakte me elemente kriminale. Pozitiv ishte dhe vlerësimi për aftësitë e tij profesionale. Prokurori Bujar Hoti ka marrë pjesë në seancën e sotme dëgjimore, i asistuar edhe nga përfaqësuesi i tij ligjor, Julian Mertiri. Vendimi i KPK do të jepet në datën 10 shtator./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!