Projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Çuçi: Do hetohen të gjitha shkeljet

schedule15:30 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 15:30 - 20 Dhjetor, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi sot në Kuvend risitë dhe synimet e projektligjit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ministri bëri me dije se SHÇBA me projektin e ri merr përgjegjësinë që të udhëheqë procesin që nga fillimi dhe ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vettingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve.

Ligji për agjencinë e mbikqyrjes policore është i rëndësishëm. Ligji për SHÇBA nuk është shumë i vjetër por dinamika e zhvillimeve në këto vitet e fundit sidomos në sistemin e drejtësisë kanë bërë të detyrueshëm draftimin e këtij ligji të ri. Një element tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Do hetohen shkeljet.

Synimet e nismës: Reformimi i shërbimit si një agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin duke e përafruar me agjencitë homologe. Parandalimi zbulimi dokumentimi i veprimtarive kriminale në subjektet e shërbimit.

Risitë: Në radhë të parë është kalimi i kësaj strukture në një strukturë civile. Zhveshja nga gradat dhe krijimi i një strukture civile duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikqyr. Risi tjetër është se përcakton detyrime të akteve të tjera ligjore. Procesi i ekzaminimit poligrafik,  për të gjithë personelin”, tha Çuçi. /abcnews.al