Projekti për unazën e madhe në Tiranë, banorët protestojnë para Bashkisë

schedule15:15 - 12 Nëntor, 2018

schedule 15:15 - 12 Nëntor, 2018

Banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë, që iu prishën shtëpitë e tyre nga projekti i Unazës së Madhe kanë vijuar edhe sot protestën e tyre në rrugë. Gjatë paradites, një grup banorësh janë mbledhur para bashkisë së kryeqytetit për të protestuar kundër shembjes së objekteve të tyre. Ata kanë bllokuar rrugën duke paralizuar edhe qarkullimin e automjeteve. Në këtë protestë banorët e Unazës së re u mbështetën edhe nga deputetë të PD. Përmes zëdhënesës së saj, Ina Zhupa kjo forcë politike akuzoi qeverinë se të 3 fituesit për këtë projekt ishin të paracaktuar , sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë. /abcnews.al