Problemet me dhëmbët/ Mjeku: Një në 4 fëmijë kanë nevojë për ndërhyrje

schedule13:23 - 20 Prill, 2024

schedule 13:23 - 20 Prill, 2024

Kjo grafi i përket një dhjetë vjeçari.  Fëmijët që kanë nevojë për aparate ortodontike në vendin tonë  sipas stomatologëve  janë shtuar.

” Ushqimi ndikon tek  aktivizimi i nofullave, nëqoftëse ti nuk përtyp përshembull,  një karrotë vetë, mollën vetë, po ta marrësh mollën të fruluar, gjëllën të fruluar, të zbutur është problemi që duhet të vënë pastaj aparat ortodontik, dalin dhëmbët të shtrëmbër, pak të deformuar.”

Rreth një në katër fëmijë në Shqipëri kanë probleme me dhëmbët.  Higjena e ulët,   por  dhe ushqimet e pëlqyera kanë bërë që dëmtimet  tju nisin  herët.   Ndërsa për  vizitat tek dentisti shpesh prindërit  kujtohen kur shqetësimet tek fëmijët kanë filluar.

Shqetësimi  më i shpeshtë  sipas  drejtuesit të  Klinikës Stomatologjike Universitare  në Tiranë është kariesi dentar. E kjo kryesisht tek  moshat nga  1 deri në 9 vjeç.

“Problemet që hasim më shumë tek fëmijët janë nga higjena e munguar deri tek karies, prishjet e dhëmbëve.  Me kalimin e moshës janë dhe problemet dentofaciale që  I quajnë stomatologët, shtrëmbrimi i dhëmbëve deformimi i dhëmbëve, etj.  Padiskutim duhet pak më shumë vëmendje nga prindërit që këto problematika të vijnë  duke u reduktuar

Nëse ne nuk i  parandalojmë problemet tek dhëmbët e qumështit  arrijmë deri tek  deformimi i dhëmbëve të përshershëm.”

Probleme që nisin në fëmijëri e trashëgohen gjatë gjithë jetës. Në raportin e saj të fundit   Organizata Botërore e Shëndetësisë theksonte se  rreth 33.7% e personave mbi 60 vjeç në Shqipëri i kishin  humbur dhëmbët e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!