Probleme dëmtimesh te Bayerni dhe Reali, dy dilema për sfidat e Champions

schedule21:56 - 22 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 22 Nëntor, 2020

Bayern Munchen dhe Real Madrid arritën të njëjtin rezultat ditën e djeshme në kampionatet respektive. Bavarezët u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpi kundër Werder Bremen, teksa “Los Blancos” regjistruan të njëjtin rezultat në fushën e Villareal.

Mesjava rikthen Champions League dhe të dy ekipet kanë nga një dyshim. Kampionët në fuqi të Bayern Munchen luajnë në shtëpi kundër Salzburg (25 nëntor) dhe Lucas Hernandez është në dyshim për shkak të një dëmtimi që pësoi në ije në sfidën e fundit.

Dilema edhe për Karim Benzema. Reali luan një takim vendimtar përballë Interit në “San Siro” të mërkurën. Lideri i repartit ofensiv ka ndjerë shqetësime muskulore dhe sot është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. /abcnews.al