Pritja për rezultatin e testit, ankth për përhapjen e mëtejshme të Covid-19

schedule10:23 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:23 - 15 Korrik, 2020

Një ngadalësim dramatik në testim po minon përgjigjen e SHBA ndaj koronavirusit. Quest Diagnostics, një nga kompanitë kryesore që kryen testimet e koronavirusit, deklaroi të hënën se “kërkesa e shpejtë” për shkak të rritjes së rasteve në të gjithë Jugun dhe Jugperëndimin kishte ngadalësuar marrjen e rezultateve të testit përveç pacientëve me përparësi më të lartë, shkruan The Hill.

LabCorp, një kompani tjetër testimi, tha javën e kaluar se rezultati i testit të koronavirusit merrej në katër deri në gjashtë ditë, për shkak të “rritjeve të konsiderueshme të kërkesës për testim dhe kufizimeve të pajisjeve.”

Pritja e gjatë për të marrë rezultatet e testit të Covid-19  e kanë bërë më të vështirë ngadalësimin e përhapjes së  koronavirusit. Strategjia themelore për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit  është të testojmë njerëzit shpejt në mënyrë që ata që rezultojnë pozitivë  të izolohen. Gjurmuesit e kontaktit  ndihmojnë në identifikimin  e personave që kanë qenë kontakt i  të infektuarve duke ndaluar kështu përhapjen e virusit tek të tjerët, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, të presësh 7 ditë për rezultatin e testit rrit rreziqet që një person i infektuar ta ketë përhapur COVID-19, dhe në këtë mënyrë gjurmimi i kontaktit nuk është aq efikas.

Demokratët dhe shumë ekspertë të shëndetit publik i kanë bërë thirrje muaj me radhë administratës së Trump për të rritur prodhimin e një game të gjerë të furnizimeve të testimit  dhe për të koordinuar shpërndarjen e tyre. Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur ka minimizuar nevojën për testime, duke thënë se sa më shumë testime aq më te infektuar do të kemi.

Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH), i tha komitetit të Senatit në fillim të këtij muaji se NIH po bën presion për të zhvilluar teknologji të reja për të prodhuar një shtesë prej  1 milion testesh në ditë gjatë vjeshtës, raporton abcnews.al

Ndërsa Kongresi po përgatitet për një projekt-ligj tjetër për menaxhimin ndaj koronavirusit, Sen. Patty Murray(Wash), senatore e SHBA-së lëshoi ​​një raport me disa rekomandime për testimet, duke përfshirë edhe sigurimin e fondeve shtesë. Në disa zona më shumë të prekura, ekspertët thanë se mund të ketë një rritje të rasteve, aty ku testimi dhe gjurmimi i kontaktit  është i pakët./abcnews.al