Prishtina është mbushur me plehra! Kontejnerët janë plot me mbeturina! Madje, edhe në qendër të kryeqytetit!
Kjo situate do te duhej te ishte alarm per pushtetin politk, jo vetëm në nivel komunal, por edhe në shkallë vendi.
Shkak per kete situate eshte bere nje mosdakordesi mes Komunes se Prishtines dhe komapnise se kontraktuar per pastrim.
Një ditë më parë, Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” njoftoi se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë 2.7 milionë euro, “është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.
Më tej në njoftimin e kesaj kompanie thuhej se për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura.
Kompania private I ka bëre thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.
Deri më tani, komuna e Prishtines nuk ka reaguar duke e lene kryeqytetin ne meshire te fatit.


