Princi William zbulon ushqimin që i përgatit shpesh Kate Middleton

schedule15:31 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:31 - 12 Tetor, 2023

Ai mund të ketë në dispozicion kuzhinierë fitues të çmimeve të rëndësishme, por Princi William zgjedh të shijojë një pjatë të caktuar vetëm nga duart e gruas së tij, Kate Middleton, edhe nëse nuk është e preferuara e tij.

Duke marrë pjesë në një forum mbi rëndësinë e shëndetit mendor në BBC Radio 1 dhe bamirësi The Mix, çifti mbretëror u shfaq gjithashtu në Radio 1 ‘Going Home with Vick and Jordan’ të martën dhe u pyetën se çfarë do të kishin për darkë kur ai ishte duke u kthyer në shtëpi në Windsor. Dhe përgjigja e tyre zbuloi një “sekret” se Princi William pëlqen erëzat në ushqimin e tij të preferuar pikant, kerri.

“A të gatuaj?” e pyeti Kate të shoqin në fillim të skenës, në atë moment biseda filloi të bëhej pak më personale.

“Po, mund të jetë diçka pikante”, u përgjigj ai.

“Si thua?”, pyeti Kate gjatë bisedës së shkurtër.

“Varet se në cilën orë do të kthehemi,” tha William me shaka përpara se Kate të shtonte: “Po, ndoshta do të jetë pikante ose me salcë salmoni, diçka e tillë.”/abcnews.al