Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA.
Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë ‘baza’ e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar.
Kjo është edhe data kur Duka i Sussex tha se filloi të jetonte në Amerikë.
Të dhënat e publikuara nga Companies House për “Princ Henry Charles Albert David Duka i Sussex” thonë se vendi/shteti/rezidenca e përhershme e tij e re është SHBA.
Sipas burimeve të brendshme, Harry është thellësisht i lënduar nga urdhri i babait të tij për t’u larguar nga Frogmore me Meghan, që ishte një dhuratë martese nga Mbretëresha Elizabeth.
/abcnews.al