Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se primaret do të ishin një ide e mirë në rast koalicioni me Partinë Demokratike.
Meta mbështeti deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se për zgjedhjet e ardhshme vendore, do ketë fillimisht primare brenda koalicionit.
“Është një ide e mrekullueshme”, tha Meta gjatë një konference me gazetarët.
“Kjo pa dyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne pa dyshim që do bashkëpunojmë me gjithë forcat e vërteta opozitare, përshëndes idenë e primareve. Është një ide e mrekullueshme dhe në rastin e koalicionit do ishte një ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës. Qëllimi ynë është të përmirësojmë standardët e qeverisjes vendore. Do bashkëpunojmë në mënyrën më transparente”, tha Meta. /abcnews.al