“Pressing”, Odise Roshi: Më mungon ekipi kombëtar

schedule22:56 - 15 Nëntor, 2018

schedule 22:56 - 15 Nëntor, 2018

Sipas Odise Roshit, trajneri i kombëtares, Panuçi është shumë i kritikuar, por kjo i bën keq skuadrës. Në puntatën e parë të emisionit “Pressing” pati një lidhje Skype me të nga Italia, aty ku po rehabilitohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare.

“Trajneri doja të flisja shumë i kritikuar po nuk është mirë se i bën shumë keq skuadrës. Duhet të shikojmë gjithë anët e mira besoj dhe jo anët e këqija”, u shpreh Roshi.

Roshi foli dhe për dëmtimin dhe si po shkon riaftësimi. Ai tha se në Janar pritet të grumbullohet me skuadrën e tij.

“Për momentin kam ecur shumë mirë. Besoj se në Janar grumbullohem me ekipin ku jam me Akhmatin. Është një gjë që nuk e vendos dot unë në këtë dëmtim që kam”.

Roshit i mungon kombëtarja dhe shpreson që ta fitojë ndeshjen kundër Skocisë. Për këtë do të jetë në “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën.

“Më mungon shumë ekipi kombëtar, se aty jam ndjerë gjithmonë shumë mirë. Shpresoj kombëtarja të fitojë dhe do të jem të shtunën në stadium të mbështes skuadrën. Nëse nuk kemi rezultate njerëzit nuk ndihen mirë, shajnë dhe komentojnë keq, por shpresoj të shtunën të marrim një rezultat pozitiv”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!