Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prespa, të huajt interes për natyrën/ Zona e njohur për peizazhet e saj regjistron rritje të numrit të vizitorëve

schedule14:09 - 14 Qershor, 2026

schedule 14:09 - 14 Qershor, 2026

Prespa,  e njohur për natyrën e paprekur, kulinarinë tradicionale dhe qetësinë që ofron synon të tërheqë këtë vit një numër më të lartë turistësh krahasuar me sezonet e shkuara.

Gatimet autentike vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarat nga vizitorët, ku vendin kryesor e zë krapi i liqenit, i njohur për shijen karakteristike dhe mënyrat tradicionale të përgatitjes.

Operatorët turistikë raportojnë rritje të numrit të turistëve dhe të ditëve të qëndrimit.  Rezervimet sipas tyre  paraqiten në nivele të kënaqshme, ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve janë  të huaj.  Vizitorë nga Greqia, Polonia dhe Gjermania zgjedhin çdo vit këtë destinacion.  Krahas vendeve europiane, Prespa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga India dhe vendet e Amerikës Latine.



Zona zgjon interes jo vetëm për turistët, por edhe për studiues dhe ekspertë të huaj, të cilët vizitojnë Prespën për vlerat e saj natyrore, liqenin dhe ekosistemin e pasur.

Sipas krytarit tw Bashkisw sw Pustecit kërkesa në rritje e vizitorëve ka nxitur shtimin e numrit të bujtinave dhe zgjerimin e kapaciteteve akomoduese në të gjithë zonën.

Në  Prespë  synim afatgjatë mbetet zhvillimi i turizmit gjatë gjithë vitit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!