Presidentja e KE reagon për vrasjen e gazetarit grek: Akt i neveritshëm dhe frikacak

schedule22:10 - 9 Prill, 2021

schedule 22:10 - 9 Prill, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen ka dënuar rëndë vrasjen e gazetarit grek George Karaivaz mesditën e sotme.

“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak “, theksoi përmes mediave sociale, Ursula von der Layen, duke komentuar ekzekutimin e gazetarit.

Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shtoi Ursula von der Leyen.

 

Mendimet e mia janë me familjen e George Karaivaz. Shpresoj se kriminelët do të dalin para drejtësisë së shpejti” përfundoi ajo.

Gazetari u ekzekutua me gjashtë plumba në rrugën “Aninou në Alimos”, pranë banesës së tij. g.v/abcnews.al