Presidenti turk Erdogan në Romë/Takimi me Papen dhe protestat kundër tij

schedule10:25 - 5 Shkurt, 2018

schedule 10:25 - 5 Shkurt, 2018

Roma është blinduar me rastine vizitës së presidentit turk Erdoan, në kryeqytetin Italian nuk kanë munguar as protestat kundër kreut të shtetit turk. Ai do të takohet me Papa Franceskun, presidentin Italian Serxho Matarela dhe kryeministrin Xhentiloni. Para nisjes për në Itali Erdoan u shpreh se do të ritheksohej fakti se mes dy vendeve ka marrëdhënie të shkëlqyeshme. Janë 3500 agjentët italianë të vendosur në gadishmëri për vizitën që do të zgjasë 24 orë, në një kohë që lideri turk shoqërohe nga bashkëshortja e tij dhe disa ministra.Autoritetet italiane kanë arrestuar pesë shtetas kurdë të cilët protestonin kundër Erdoan dhe po përpiqeshin të hynin në sheshin Shën Pjetër duke mbajtur flamuj kurdë. Gazetarët italianë i kanë dërguar një letër presidentit Matarela ku I kërkojënqë të flitet për shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi, gjatë takimit mes dy liderëve./abcnews.al