Presidenti Trump fal aktivistët kundër abortit

schedule14:43 - 24 Janar, 2025

schedule 14:43 - 24 Janar, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falur 23 aktivistë kundër abortit, përfshirë edhe disa të arrestuar që kishin bllokuar një klinikë të shëndetit riprodhues, duke frikësuar stafin dhe pacientët.

Vendimi për faljen e tyre erdhi një ditë para “Marshit për Jetë”, ngjarje që organizohet çdo vit kundër abortit në Washington D.C, raporton “BBC”.

Presidenti Trump e quajti arrestimin e aktivistëve si “qesharak”.

Trumpi gjatë fushatës së tij pati theksuar që shtetet individualisht duhet të vendosin lidhur me ligjshmërinë e abortit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!