Presidenti Meta viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë

schedule21:03 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 21:03 - 29 Dhjetor, 2017

Kreu i shtetit, Ilir meta, me rastin e festës së vitit të ri vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, nga ku shpërndau mesazhin e tij për më shumë solidaritet dhe dashuri për këdo. Presidenti Meta i premtoi atyre se kjo nuk do jetë vizita e tij e fundit.

Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka uruar një vit të ri të gëzuar të moshurave në Kavajë. Presidenti falenderimet ia kushtoi stafit të Shtëpisë së të Moshuarve, Kreut të bashkisë Kavajë Isa Sakja dhe çdokujt që kontribuon dhe përkushtohet për ta.

“ Siç e thatë dhe vetë, ju keni nevojë në radhë të parë për më shumë solidaritet dhe dashuri dhe ky është një detyrim i gjithë shoqërisë për atë kontribut që ju keni dhënë për gjithë jetën tuaj, për vendin, për shoqërinë tonë”.

Presidenti i Republikës i tha të moshuarve se kjo vizitë e parë nuk do të mbetet e fundit, duke i uruar një vit të ri të gëzuar plot dashuri dhe mirësi për të gjithë./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Jona Plumbi