Dita e ujit të bekuar, Presidenti Meta feston në Korçë

schedule13:18 - 6 Janar, 2018

schedule 13:18 - 6 Janar, 2018

Në disa qytete pati festime për diten e ujit të bekuar. Presidenti Meta mori pjesë në meshën e mbajtur për këtë dite tek Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçe. Pas përfundimit të meshës në Katedrale ra një zjarr për shkak të qirinjve të ndezur nga besimtarët.

Mijëra besimtarë kremtuan ditën e ujit të bekuar. Ashtu siç është traditë në ujërat e lumenjve dhe në det është kryer rituali i hedhjes së kryqit.

Në 6 janar festohet dita e ujit të bekuar.

Sipas Biblës në këtë datë kremtohet pagëzimi i Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Një kryq hidhet në ujë dhe personi që e gjen thuhet se do të ketë fat gjatë gjithë vitit.

Për këtë dite të shënuar presidenti Ilir Meta mori pjesë në meshën e mbajtur tek katedralja Ringjallja e Krishtit në Korçë.

Qirinjtë e shumtë të ndezur nga besimtarët u bënë shkak për një zjarr që ra pas përfundimit të meshës.

Katedralja nuk ka pësuar dëmtime dhe flakët u fikën shpejt.

Ndërsa presidenti Meta pasi ndoqi ritualin e hedhjes së kryqit në këtë qytet mbërriti në këmbë në Mitropolinë e Korçës.

Gjirokastër

Në Gjirokastër ceremonia u krye në ujërat e Drinos dhe guximtari ishte  20 vjeçari Enea Kondo për të tretin vit radhazi .

Berat

Qindra qytetarë të Beratit u mblodhën mes lagjeve muzeale “Mangalem” dhe “Goricë” për diten e shenjtë. Pas lutjeve të rastit kori i kishës iu drejtua Urës së Goricës për ritualin e hedhjes së kryqit.

Vlorë

Klodian Shani triumfoi në kapjen e kryqit në ujërat e detit Jon në Vlorë. Nuk ka munguar edhe urimi nga At Kostandin Prifti.

Lushnje

Në ujërat e lumit Seman u zhvillua ceremonia e ditës së ujit të bekuar nga kisha e Shën Dhimitrit në Lushnjë.

I riu Anastas Davidhi thyen rekord personal në këtë ditë të shënuar në Fier.

Elbasan u hodhën dy kryqe .

Edhe në Durrës pati festë të madhe nga të gjithe besimtaret ortodoksë. Ceremonia u krye në sheshin para kalatës nr. 4 të portit. Këtë vit, kryqin e mori 28 vjeçari Alban Gjonmarkaj.

Ujë që bekohet në këtë ditë ruhet nga besimtarët në shtëpitë e tyre për t’ju sjellë mbarësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!