Presidenti Meta apel për evitimin e dhunës

schedule14:18 - 31 Mars, 2018

schedule 14:18 - 31 Mars, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar sot në Rrugën e Kombit kundër tarifës së qarkullimit. Në mesazhin e tij kreu i shtetit bëri apel për evitimin e dhunës dhe për kthimin e situatës në normalitet.

“Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Ai bën thirrje për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim  normalizimin e situates dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!