Presidenti i Lituanisë i zhgënjyer me BE-në: Nuk po anëtarësojnë Ukrainën

schedule10:38 - 11 Mars, 2022

schedule 10:38 - 11 Mars, 2022

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda tha se ka një shije zhgënjimi për faktin se BE nuk po ndjek shpejt anëtarësimin e Ukrainës në bllok. Deklarata e tij vjen pas vendimit të liderëve të BE-së në një samit në Versajë, të cilët nuk i ofruan Ukrainës një rrugë të shpejtë për statusin e kandidatit në BE, pas kërkesës së Volodymyr Zelenskiy.

Duke folur teksa mbërriti në ditën e dytë të takimit, Nauseda tha se ai besonte se “mund të bëhej më shumë”, por se vendet e tjera anëtare kishin shqetësime të ndryshme midis elektoratit të tyre, të cilave ata duhej t’i përgjigjeshin. Ai tha se pret që BE-ja t’i kthehet kësaj çështjeje.

“Uroj që Ukraina të marrë statusin e kandidatit tani. Por nuk ishte e mundur të merrej sot. Por me siguri do t’i kthehet kësaj çështje më vonë. Disa vende kanë axhenda të brendshme, opinionin e shoqërisë dhe duhet të kujdesen për këtë. Por mund të bëhej më shumë. Një shije shumë e lehtë zhgënjimi, por ne bëmë gjithashtu një hap shumë të rëndësishëm dhe shkojmë përpara”, tha ai. /abcnews.al