Presidenti i LaLiga nuk duron: S’e kisha menduar ta bënte atë gjë Perez

schedule22:03 - 20 Nëntor, 2021

schedule 22:03 - 20 Nëntor, 2021

Real Madrid vazhdon t’i mëshojë idesë së Super League dhe për këtë temë ka folur sërish presidenti Florentino Perez, në mbledhjen e sotme me aksionarët e klubit.

Mes të tjerash ai ka theksuar se Super League është liri dhe shpëtim për futbollin, pasi sipas presidentit të Real ky sport po i humbet tifozët.

Gjithashtu ai i kujtoi UEFA-s që Real Madrid është një klub shumë i madh. Lojës së deklaratave i është kthyer sërish presidenti i LaLiga, Javier Tebas.

Në rrjetet sociale ai ka postuar: “Nuk e kisha menduar kurrë që Florentino Perez do të krijonte një Super League që do të dëmtonte aq shumë klubet e LaLiga pa u konsultuar me to. Florentino Perez nuk e do projektin CVC, pasi sulmon projektin e tij të Super League”. / abcnews.al