Presidenti i këtij shteti mban zi për ngrodhjen e peshkut të veçantë

schedule20:54 - 8 Shtator, 2020

schedule 20:54 - 8 Shtator, 2020

Presidenti i Zambisë, Edgar Lungu i është bashkuar zisë kombëtare për ngordhjen e një peshku që jetonte në një pellg në universitetin e dytë më të madh të vendit.

Studentët në Universitetin Copperbelt (CBU) ndezën qirinj dhe marshuan rreth kampusit, në shenjë zie për peshkun.

Hashtag Mafishi, siç njihej me dashuri peshku, është trend në Twitter në shtetin e Afrikës Jugore, shkruan abcnews.al.

Për dy dekadat e fundit studentët e CBU kanë besuar se peshku do t’u sillte atyre fat në provime.

Mafishi, që do të thotë “Peshku i Madh” në gjuhën lokale Bemba, mendohej të ishte të paktën 22 vjeç dhe kishte jetuar në pellgun e universitetit për më shumë se 20 vjet, tha udhëheqësi i studentit Lawrence Kasonde.

Ngordhja e tij është ende duke u hetuar, shtoi presidenti i Unionit të Studentëve të Universitetit Copperbelt.

Eshtë ende pa u varrosur, ne jemi duke planifikuar ta balsamosim atë,” i tha Kasonde BBC.

Disa studentë i bënin homazhe peshkut para provimeve, duke besuar se u solli fat, ndërsa të tjerët e panë atë si një lehtësues të stresit, thotë reporteri i BBC Zambia Kennedy Gondwe. g.v/abcnews.al