Presidenti i Këshillit Europian pret liderët e Ballkanit: Duam të flasim hapur dhe në mënyrë precize

19:52 | 16/02/202019:520

Ka nisur në Bruksel takimi joformal i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel me krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë dhe Kryeministri ynë Edi Rama. Michel ka dhënë një deklaratë për mediat, në nisje të takim ku ndër të tjera ka theksuar se “duam të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë për reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar në shtetet e Ballkanit”. Në takim po marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, si kryesues i radhës së BE-së.

Deklarata e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në fillim të samitit jozyrtar me liderët e Ballkanit:

“Takimi i sotëm është një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për të përgatitur samitin e Zagrebit në maj për të parë se si mund të thellojmë partneritetin me këto vende; të konfirmojmë një perspektivë europiane dhe të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë për reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.

Shpresojmë që do kemi një takim të sinqertë, intensiv dhe të hapur për të parë se në ç’mënyrë konkrete dhe preçize mund të zhvillojmë partneritetin me këto vende”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono