Presidenti i iranit Rohani: Ndihma e SHBA për covid -19? Gënjeshtra më e madhe në histori

schedule11:55 - 23 Mars, 2020

schedule 11:55 - 23 Mars, 2020

Një gënjeshtër propozimi amerikan për ndihmë në kohën e një emergjence kundër pandemisë së koronavirusit. Kështu deklaroi presidenti i Iranit, i cili tha se do të mjaftonte që SHBA të heqë sanksionet ndaj vendit të tij.

Presidenti i Iranit Hasan Rohani i cilësoi gënjeshtarë liderët amerikanë, duke i bërë apel që të heqin sanksionet e vendosura nga Teherani, në vend që të ofrojnë ndihmë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Ai theksoi se liderët amerikanë gënjejnë, dhe vetëm nëse hiqen sanksionet vendi mund të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Sipas BBC, Rohani u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar eksportimet e naftës së Iranit, si dhe kanë bllokuar veprimet nbankare të vendit. Ai u shpreh se oferta amerikane për ndihmë ishte gënjeshtra më e madhe në histori.

Një ditë më parë lideri suprem iranian Ali Kamenei kishte refuzuar propozimin amerikan për ndihmë.

Më shumë se 1700 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, ndërsa numri i të prekurve është më shumë se 21 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!