Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

President apo zgjedhje? Opozita nuk mori pjesë, seanca për presidentin në Kosovë shtyhet sërish

schedule14:57 - 28 Prill, 2026

schedule 14:57 - 28 Prill, 2026

Është shtyrë për në orën 19:00 vazhdimi i tretë i seancës për zgjedhjen e presidentit në Kosovë. Në rast se presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Ndërsa kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara.

Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!