Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gjigantët e teknologjisë, taksë për gazetarët/ Australi, qeveria: Të paguajnë për artikujt që publikojnë

schedule15:10 - 28 Prill, 2026

schedule 15:10 - 28 Prill, 2026

Australia ka propozuar taksimin e gjigantëve të teknologjisë, Meta, Google dhe TikTok me një pjesë të të ardhurave të tyre për të paguar gazetarët e lajmeve.

Qeveria publikoi të martën projektligjin që synon ta paraqesë në Parlament deri më 2 korrik, i cili do të krijonte një nxitje financiare për kompanitë e mediave sociale për të arritur marrëveshje me organizatat e lajmeve për të paguar gazetarinë.

Nisma prek platformat që u shfaqin përdoruesve artikuj të lidhur me përmbajtjen e tyre dhe tërheqin konsumatorë për shkak të kësaj  përmbajtjeje, nga e cila gjenerojnë para. Këto të ardhura sipas ligjit do të ndahen edhe me organizatat që kanë prodhuar lajmin.



Kritikat e platformave thanë se propozimi ishte një “taksë mbi shërbimet dixhitale” që ngatërron industrinë e reklamave në zhvillim me një sektor lajmesh të qëndrueshëm.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se një vlerë monetare duhej t’i bashkëngjitej punës së gazetarëve.

Kjo shtë përpjekja e dytë legjislative e Australisë për t’i bërë platformat të paguajnë për tekstin dhe imazhet e lajmeve australiane që shohin përdoruesit e tyre. Kjo do t’i detyronte platformat kryesore që zgjedhin të mos bëjnë marrëveshje tregtare me botuesit e lajmeve, të paguajnë një taksë prej 2.25% mbi të ardhurat e tyre australiane.

Qeveria pret që kjo nismë të mbledhë midis 200 dhe 250 milionë dollarë australianë në vit dhe kjo shumë do të shpërndahet midis organizatave të lajmeve bazuar në numrin e gazetarëve të punësuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!