Presidenca e Kosovës “bllokon” Thaçin: Korrigjimi i kufijve antikushtetues

schedule10:31 - 7 Gusht, 2018

schedule 10:31 - 7 Gusht, 2018

Këshilltari i Presidentit të Kosovës Bekim Çollaku, u shpreh për mediat kosovare, se ideja e kreut të shtetit për korrigjim kufijsh me Serbibë, është jo kushtetuese.

Në një reagim për mediat kosovare, zyra e presidentit Thaçi, sqaron se ideja e kreut të shtetit për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera. Zyra e Presidencës bën të qartë se nëse arrihet marrëveshje që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Nga ana tjetër juristët në Kosovë shprehen se kjo është një ide e rrezikshme, pasi sipas tyre dobëson edhe pozitën negociuese të Kosovës. Zyra e Presidentit shton se në rast se arrihet marrëveshja me Serbinë në përputhje me opsionin për korrigjim të kufijve, që do të mundësonte bashkimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Bekim Çollaku, këshilltar i Presidentit të vendit, konfirmoi për gazetën “Zëri” se për çdo ndryshim apo korrigjim kufijsh, term i përdorur ky nga presidenti Thaçi, duhen më parë të miratohen në parlamentin e vendit ndryshimet kushtetuese./abcnews.al