Tirana luan ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bylis ditën e mërkurë (29 korrik, 19:00), sfidë që do të luhet në “Air Albania”. Në fund të saj do të ngrihet titulli dhe festa nuk do të mungojë.
Festë që do të vijojë një ditë më parë. Bardheblutë, të cilët ia dolën të shpalleshin kampionë Shqipërie për 100 vjetorin e klubit, do të prezantojnë këngën e rë një ditë më parë, pra në datë 28 gusht.
LEXO EDHE: VIDEO/ Xhirime për këngën e 100 vjetorit, Doka i nxjerr sekretin Tiranës
Klubi ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër, duke lajmëruar pjesëmarrjen e këngëtares Ronela Hajati dhe Deejay Sardi. Në klipin e këngës së 100-vjetorit ka marrë pjesë edhe skuadra, diçka që u zbulua nga Albi Doka pak ditë më parë. /abcnews.al