Premier League e zgjodhi lojtarin e vitit, De Bruyne: Ky sukses më bën krenar!

schedule18:15 - 21 Maj, 2022

schedule 18:15 - 21 Maj, 2022

Premier League ka zgjedhur lojtarin e vitit, ku pa diskutim mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne.

Belgu ka qenë lojtari më i votuar në sondazhin vjetor që liga angleze e futbollit bën mes tifozëve, ndërsa kujtojmë se për De Bruyne kjo është hera e dytë që e fiton, teksa këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

“Ky sukses me bën krenar sepse në këtë kampionat ka shumë cilësi dhe më bëhet qejfi që pavarësisht konkurrencës së madhe arrita të fitoj”, ka thënë mesfushori i City.

Përveç De Bruyne vetëm tre lojtarë kanë arritur që të fitojnë këtë çmim për herë të dytë: Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Nemanja Vidic. Çmimi i lojtarit të ri më të mirë është fituar për të dytin vit radhazi nga Phil Foden i Manchester City.

/f.a/abcnews.al