Prej kohësh e shkëputur nga ekrani, moderatorja shqiptare tregon kur do të rikthehet

schedule12:30 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:30 - 4 Gusht, 2020

Jona Spahiu është një nga vajzat më të thjeshta të ekranit shqiptar. Ndonëse është shkëputur nga televizioni, ajo vazhdon të pëlqehet nga publiku.
Këtë herë, Jona i ka dhënë mundësi fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë përmes opsionit “Ask me” në Instagram. Edhe pyetja më e shpeshtë ka qenë: “Kur do ta shohim sërish Jonën në ekran?”.

Fillimisht, ajo ka treguar arsyen pse është shkëputur nga televizioni: “Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”.

Më tej, moderatorja ka dhënë edhe lajmin e mirë për fansat se shumëshpejtë do t’i rikthehet ekranit. Ajo ka theksuar se nuk është momenti për të hequr dorë nga televizioni.

“Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, ka shtuar Jona./abcnews.al