Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Mira Kaloshi, foli për pasionin e saj për muzikën dhe tashmë po ndjek një tjetër rrugë, politikë. Kaloshi, kandidon për deputete në Belgjikë.
“Muzikën dhe politikën e kam pasur pasion. Si emigrante politika ka qenë lidhja me Shqipërinë. Muzika po ashtu më ka shoqëruar gjithmonë, kudo edhe në Belgjikë, kam dhënë koncerte të vogla”, u shpreh ajo.
Gjithashtu Kaloshi, tregoi se fillimisht e ka nisur me partinë rinore, ndërsa në zgjedhje, mban numrin 13 duke përfaqësuar partinë OPEN VLD, një parti Liberale Demokrate.
“Shpresoj që nga ana administrative ta çlirojmë pak Brukselin. Ka zona të ndryshme që nuk funksionojnë mirë me njëri tjetrin, po ashtu ka pak vështirësi me sigurinë”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/