Prej 9 vitesh e lidhur, kjo është arsyeja pse Leonora nuk e ka zbuluar partnerin e saj

schedule19:08 - 6 Janar, 2021

schedule 19:08 - 6 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, me rastin e festave, ajo ka vendosur të zbulojë disa detaje të fshehta mbi lidhjen e saj të gjatë të dashurisë.

Shkas për këtë u bë një letër shumë e bukur e personit të zemrës të këngëtares, i cili i dedikoi publikisht fjalët më të bukura partneres.

Teksa foli për raportin, e ftuar në PriveReality Leonora tregoi se është në lidhje prej nëntë vitesh dhe ka një arsye që këngëtarja gjithë këtë kohë e ka mbajtur sekret personin e zemrës.

Kjo lidhet me kërkesën e këtij të fundit që të mos jetë në fokus të syrit të publikut për raportin me një prej këngëtareve më të njohura e njëherësh më të pëlqyera shqiptare. l.k/abcnews.al