Prej 9 ditësh të bllokuar: Minatorëve të Kinës u dërgohet ushqim, një prej tyre në koma

schedule16:39 - 19 Janar, 2021

schedule 16:39 - 19 Janar, 2021

22 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën Hushan, në provincën Shandong, Kinë pas një shpërthimi që ndodhi më 10 janar.

Një javë më pas, rezultoi se të paktën 12 prej tyre kanë mbetur të gjallë.

Një kanal i shpuar të dielën bëri të mundur që të vihej komunikimi me 11 minatorë, të cilët po punonin më shumë se 600 metra nën tokë, dhe ekipet e shpëtimit më pas patën mundësinë që të komunikonin me ta përmes një telefoni me tel.

Tashmë atyre po u dërgohet ushqim dhe ujë, por një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, në koma, pasi ka pësuar një dëmtim të madh në kokë.

Se çfarë ka ndodhur me fatin e 10 minatorëve të tjerë ende nuk dihet gjë. Fakti që një pjesë e tyre ishin gjallë, ka rritur shpresat njerëzve të cilët po bëjnë thirrje në platformën kineze Weibo dhe Twitter që operacioni i shpëtimit të mos ndalohet. s.b/abcnews.al/