Prapavija e “copëtuar”, Milan gati të hyjë fuqishëm në merkato për 3 lojtarë të Premier League

schedule17:56 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 1 Dhjetor, 2023

Me Fikayo Tomori, si të vetmin mbrojtës, të gatshëm për të zbritur në fushë, për “Djajtë” e Milan, bordi i “kuqezinjve” ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e dimrit, për t’i siguruar teknikut Stefano Pioli numrin e nejvoshëm të lojtarëve në prapavijë.

Emrat që lidhen me “kuqezinjtë” janë të ndryshëm, ku mes tyre janë veçanërisht, Jakub Kiëior i “Topçinjve” të Arsenal dhe Benoit Badiashile i “bluve” të Chelsea, si dhe 25-vjeçarin e “qershive” të Bournemouth, Lloyd Kelly, por tre klubet angleze do të duhet të tregohen të hapur për huazimin

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Stefano Pioli vuan mungesën e dëmtimeve afatgjatë, të Pierre Kalulu e Marco Pellegrino, Simon Kjaer, Mattia Caldara e së fundmi është dëmtuarm edhe qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw. /i.m /abcnews.al