Prapaskena, Halili: Mema refuzoi kampionen e Jordanisë për Tiranën

schedule23:42 - 6 Janar, 2020

schedule 23:42 - 6 Janar, 2020

Ilir Halili operon shumë në tregun e futbollistëve në Arabinë Saudite, ku ka çuar Besnik Hasin në krye të Al Raed. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ai ka folur për bisedimet që patën me Al Ramtha, klub me të cilin ishin në bisedime për të nënshkruar Skënder Gega.

“Me Gegën ishim në Jordani. Kishim firmosur me e-mail. Refuzuam në bashkëpunim me Skënderin për disa detaje të vogla. Fola me të dhe e pamë të arsyeshme të merrnin atë vendim”, tregon Halili.

Ai zbulon një tjetër prapaskenë: “Para dy vitesh, për kampionen e Jordanisë pata gati Ardian Memën. Refuzoi se donte të dilte kampion me Tiranën”. /abcnews.al