Prapaskena e bujshme, Benzema trembi kampionin e botës të firmoste

schedule21:34 - 9 Shtator, 2020

schedule 21:34 - 9 Shtator, 2020

Oliver Giroud, ditën e nesërme publikon librin autobiografik ku zbulon se janarin e shkuar refuzoi të shkonte te Lyon për shkak të problemeve që mund t’i lindnin me tifozët. Sulmuesi i kombëtares franceze kishte patur një debat publik me Karim Benzema, i cili ka qenë pjesë e Lyon dhe replikat e Giroud me të nuk ishin pritur mirë.

Sulmuesi i Chelsea ka dhënë një intervistë për “Progres” dhe e pranon që kishte pasur frikë t’i bashkohej Lyon, për shkak të polemikave që mund të lindnin. “Për fat të keq ajo është e vërteta mizore. Duhet të pajtohem me këtë.

Në aspektin futbollistik do ta kisha marrë përsipër si sfidë, pa asnjë problem. Por nuk doja të ndërmerrja rrezikun më të vogël për familjen time ose të shkaktoja shqetësime jashtë futbollit për këtë, sidomos pas pashë së si reaguan disa për një lëvizje të tillë”, tregon kampioni i botës.

DEBATI – Benzema ishte ai që ngacmoi i pari, me këtë deklaratë: “Kush është më i fortë mes meje dhe Giroud? Do të përgjigjem njëherë e përgjithmonë dhe do flas shkurt: mos ta ngatërrojmë Formula 1 me Kart. Po tregohem i sjellshëm madje. Nuk do të flas më për të, di të them që unë jam Formula 1”.

Futbollisti i Chelsea më pas reagoi përmes një deklarate të dhënë për “Befoot”: “Çfarë jam unë, një go-kart? Një kampion bote go-kart”. Ironi e sulmuesit, duke i kujtuar kolegut të tij që kishte fituar titullin kampion bote.

Benzema bëri edhe një tjetër sqarim më pas: “Disa njerëz u morën vetëm me atë pjesën rreth Giroud dhe Formula 1, por nuk e vunë re çfarë thashë unë për atë që ai i ka sjellë kombëtares franceze.

Ata u fokusuan vetëm te pjesa ku fola për Formula 1 dhe Kart, por është ajo që mendoj dhe e vërteta.  Shikoni, nëse do të më pyesnin për Ronaldo fenomenin, atëherë ai do të ishte Formula 1 dhe unë Kart. Shkurt dhe thjeshtë”. /abcnews.al