Pranga grabitësve shqiptarë në Belgjikë

schedule12:36 - 30 Mars, 2018

schedule 12:36 - 30 Mars, 2018

Tetë shqiptarë u prangosën si anëtarë të një grupi kriminal qe kryenin vjedhje në Belgjike. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Pikaso”. Banda e grabitësve vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende me vlerë.

Nisur nga numri i lartë vjedhjeve e grabitjeve nga bashkëkombasit tanë në vend dhe jo vetem,  Policia e Shtetit ka ngritur një grup pune me një emër të pazakontë: Task-forca Anti-Skifter.

Për herë të parë Sokol Kalani u prezantua për publikun si shefi i anti-skifterëve në drejtorinë e Policisë së Shtetit. Kalani së bashku me prokurorin Belg, Peter Pereboon, detajuan operacionin e koduar “Pikaso”.

Gjate ketij operacioni u prangosën  tetë shqiptarë, 3 prej tyre në territorn tonë e 5 të tjerë në Belgjikë si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve në Belgjikë.

“Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Me letërporosi të dërguar nga autoritet belge në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë”.

Ndërkohë, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi pohoi se, grupi i strukturuar kriminal ka shumë anëtar të tjerë të cilë janë shpallur në kërkin që operonin në fushën e grabitjeve.

Sipas letër-porosisë belge, anëtar e grupit që operonte në vjedhjet e dyqaneve me vlerë të bizhuterive dhe vilave luksoze, janë dokumentuar të paktë 30 grabitje vetëm në 3 muajt e fundit./abcnews.al