Pranga dy shqiptarëve që futën 55 kg kanabis në Greqi

schedule17:44 - 25 Shkurt, 2019

schedule 17:44 - 25 Shkurt, 2019

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 52 dhe 63 vjeç janë arrestuar në afërsi të Artës. Ata akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal, që sillte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi, me qëllim trafikimin në tregun vendas.

Policia greke ka publikuar dhe një video nga operacioni, për të cilin thotë se u organizua pas një sinjalizimi. Mjeti që drejtohej nga 63 vjeçari, u ndalua për kontroll në vendin e quajtur Agios Dimitrios.

Gjatë kontrollit u gjetën në vende të krijuara enkas në brendësi të portbagazhit dhe nën sedilet e përparme, 55 pako me kanabis.

Pas peshimit lënda narkotike rezultoi se kishte një peshë prej 55,6 kilogramë.

Ndërsa dy të arrestuarit u dërguan te prokurori, departamenti anti drogë i Artës po vazhdon hetimet për të zbardhur gjithë detajet e çështjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!