Pranga 4 punonjësve të policisë kufitare në Dibër

schedule13:36 - 22 Janar, 2018

schedule 13:36 - 22 Janar, 2018

Katër punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për korrupsion dhe kontrabandë. Përmes një njoftimi për shtyp Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi arrestimin e Sulejman Xheleshit me detyrë përgjegjës i Pikës Kufitare Trebisht, Shehat Kazanit me detyrë trup shërbimi në Pikën Kufitare Bllatë,  Sulejman Islamin, me detyrë trup shërbimi në kete pike kufitare dhe Vinar Seitaj, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Burrel.

Sipas policisë, 4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë. /abcnews.al