Kryeministri britanik Boris Johnson vazhdon që ta drejtojë qeverinë e vendit që nga spitali. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Robert Jenrick të hënën.
Johnson u shtrua në spital të dielën mbrëma, veprim ky që u quajt si një “hap paraprak parandalimi” pasi kreu i qeverisë vazhdon të ketë simptoma edhe pse kanë kaluar 10 ditë qëkur ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Jenrick u shpreh:
“E di se për të mund të jetë shumë frustuese që të shkojë në spital dhe të bëjë testimet… Por, ai vazhdon që të ta drejtojë qeverinë dhe do të jetë rregullisht i përditësuar që nga spitali, njëlloj siç ka qenë gjatë vetë-izolimit.”
Ministri i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab do të kryesojë takimet e rregullta të mëngjesit për qeverinë, tha Jenrick.
Johnson do t’i nënshtrohet një sërë testesh në spital, përfshirë skanerit për mushkritë, mund t’i bëhet një elektrokardiogram për të kontrolluar funksionin e zemrës, si dhe teste mbi nivelin e oksigjenit si dhe mund t’i kontrollohet funksioni i mëlçisë dhe veshkave. /abcnews.al/