Potter në “qiellin e shtatë” pas afrimeve të Chelsea: Një situatë emocionuese, do të jetë një provë për mua

schedule18:14 - 2 Shkurt, 2023

schedule 18:14 - 2 Shkurt, 2023

Todd Boehly e tregoi me “vepra” dashurinë e tij, për Chelsea teksa derdhi në merkaton e dimrit, plot 368.5 milionë euro, duke afruar të “blutë” 8 lojtarë, ku ndër më të spikaturit janë Enzo Fernandez nga Benfica, Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk dhe Joao Felix nga Altetico Madrid.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, tekniku i londinezëve, Graham Potter ka komentuar këto transferime, teksa e ka klasifikuar eksperiencën që po kalon te Chelsea, si një situatë emocionuese dhe mbi të gjitha një provë për të dhe stafin e tij.

“Kur shpenzon para, zhurma e jashtme bëhet më e fortë. Një gjë është të kesh burime, është tjetër gjë t’i shpërndash ato, të marrësh vendimet e duhura, të krijosh një mjedis.

Është një situatë emocionuese, është një provë për mua dhe stafin tim. Kemi shumë lojtarë të mirë, kemi nevojë për konkurrencë të shëndetshme, por ndonjëherë do të ketë zhgënjime, kështu funksionon.

Do të ketë pyetje dhe biseda të pakëndshme, pasi vetëm 11 persona mund të hyjnë në fushë, Duhet të jesh i sinqertë, i hapur, të respektosh faktin që njerëzit duan të luajnë”,- u shpreh Potter gjatë konferencës, ku nuk hodhi më shumë “dritë”, mbi vendimet që do të marrë mbi 11-çen e tij të preferuar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!