Posta e Policisë e Fushë-Krujës, aty ku thuhet se është han pa porta

schedule18:45 - 27 Shtator, 2018

schedule 18:45 - 27 Shtator, 2018

Çfarë ndodh në Postën e Policisë së Fushë Krujës një ditë pas publikimit të skandalit. Pse kanë zbarkuar ekspertë të antikrimit kurse jashtë godinës kanë qenë prezentë shumë të afërm dhe miq të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Mes morisë së makinave që përshkojnë qytetin e Fushë-Krujës ndodhet Posta e Policisë. Roja te trau është i gatshëm dhe nuk lejon askënd të afrohet.

Nuk ka qenë kështu më parë. Por publikimi i një video përmes së cilës punonjësi i policisë Emiljano Nuho tha se ishte kërcënuar me armë në kokë nga deputetë socialistë e ka acaruar situatën.

Brenda rrethimit janë parë unfirma blu të shqetësuara dhe jo në një ditë të zakonshme pune siç ndodh në këtë postë. Nga Tirana kanë zbarkuar ekspertë të antikrimit, por edhe të Shërbimit të Brendshëm.

Përdhunimi i një vajze nga djali i deputetit Rrahman Rraja dhe kalvari i saj për të bërë denoncimin, por që më pas ajo publikisht thotë se nuk ka gjë të vërtetë, ka shkaktuar kaos jo vetëm këtu. Por edhe në qytetin e Fushë-Krujës.

Të njëjta burime i thanë ABC News se jashtë mureve të postës në lokalet pranë janë parë të afërm dhe familjarë të deputetit Rrahman Rraja. Kurse gazetarët nuk janë lejuar të afrohen. Nga jashtë këtu nuk duken kamera sigurie, dhe rregullat e sigurisë nuk kanë qenë si kësaj të enjte.

Dikur thuhej se ambientet e policisë së Fushë-Krujës ishin han pa porta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!