Portugalia regjistron 13 raste me variantin e ri

schedule12:44 - 29 Nëntor, 2021

schedule 12:44 - 29 Nëntor, 2021

Portugalia ka regjistruar 13 raste me variantin e ri Omicron. Të infektuarit janë lojtarët dhe stafi i ekipit të futbollit të Lisbonës, Belenenses, sipas autoriteteve të shëndetit publik DGS.

Gjithashtu, qeveria skoceze  ka konfirmuar gjashtë  raste të variantit Omicron në Lanarkshire në Glasgow dhe Clyde. Autoritetet thanë se po përpiqeshin të identifikonin kontaktet e rasteve pozitive për të përcaktuar origjinën e virusit.

Kryeministrja Nicholas Stergeon pritet të mbajë sot një konferencë urgjente për vendosjen e rregullave të reja për të mbajtur në kontroll koronavirusin. Gjithashtu vazhdon të jetë në rritje numri i vendeve që kanë identifikuar raste të variantit të ri Omicron.

Mutacioni i ri është përhapur, në Kanada, Britani, Gjermani, Francë, Danimarkë, Itali, Holandë, Belgjikë, Izrael, Hong Kong, Australi, Afrika e Jugut dhe vende të tjera të kontinentit afrikan./abcnews.al