Portokall falas, gjesti human i një biznesi të vogël në ndihmë të të moshuarve në nevojë

schedule17:21 - 18 Mars, 2020

schedule 17:21 - 18 Mars, 2020

Të moshuarit e vetmuar po ndihmohen nga punonjësit e caktuar nga bashkitë që të ushqehen.

Meqë urdhri i qeverisë i ndalon ata të dalin jashtë disa prej tyre e kanë respektuar dhe kanë pritur ushqimet tek dera e shtëpisë.

Ky i moshuar nga Gjirokastra ka ruajtur dhe distancën.

“Më tha vajza që merr këtë numër dhe lidhu me bashkinë se të ndihmon ajo. Jetoj vetëm, fëmijët i kam në emigracion, gruaja më ka vdekur”.

Ndërsa në të gjithë vendin po abuzohet me çmimet e frutave, një vlonjat  ka shpërndarë portokall falas.

“Duke i thënë djalit tim që këtë fitim që kam bërë këtë muaj ti bëjmë portokalle për 15 apo 20 vetë. Në mënyrë që të ndihmojmë dhe sensibilizojmë të gjithë tregtarët e Vlorës që mos të shesin kaq shtrenjtë”

Të moshuarit ndihen mirënjohës.

“Këto ditë të vështira kjo tregon që populli shqiptar është gjithnjë e më i bashkuar dhe solidarizimi i këtij biznesi të vogël të marrin shembull biznesi i madh që të ndihmojnë të varfrit”.

“Populli është i varfër, nuk ka për të ngrënë, ka nga ata që janë me asistencë”.

Ekspertët për rritjen e imunitetet këshillojnë përdorimin e agrumeve për shkak se kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!