Politikani serb që u fliste shqip gazetarëve në Kosovë

schedule10:42 - 16 Janar, 2018

schedule 10:42 - 16 Janar, 2018

Oliver Ivanoviç një sportist karateje që u shndërrua në një politikan premtues dhe më pas përfundoi i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Kush ishte lideri serb i Mitrovicës.

I lindur në Irznic të Deçanit dhe i rritur në Gjakovë e Mitrovicë, Oliver Ivanoviç u shndërrua në liderin kryesor të serbëve të Kosovës pas përfundimit të luftës.

Ai përfaqësonte një frymë të re në politikën serbe që në atë kohë përfaqësohej nga Zoran Dindic .Ndërkombëtarët i kishin varur shpresat te ky politikan nga Mitrovica. Ndryshe prej politikanëve tjerë serbë të Kosovës, Ivanoviç nuk hezitonte të merrte pjesë në konferenca bashkë me përfaqësuesit politikë të Kosovës, dhe gazetarëve gjithmonë u fliste shqip.

Por nuk do të vononte shumë dhe imazhi i tij do të rrënohej pas zbulimit se kishte marrë pjesë në masakra kundër shqiptarëve. Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanoviçin  për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile duke e dënuar me 9 vjet burg. Por në shkurt të vitit të kaluar atij u ndryshua masa me liri me kusht.

Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Kosovska Mitrovica. Ivanoviç shërbeu si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Glogovac deri në 2004, ku u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanovic u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës. Kur qeveritë e Republikës federale Jugosllave dhe Serbisë formuan “Qendrën Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë”, ai u emërua si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe anëtar i Partisë Social Demokratike që tashmë nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar në sportin e karatesë./abcnews.al