“Politika e konfrontimit, nuk jep rezultat”, Berisha: Kurti “harron” bashkimin kombëtar, mashtron qytetarët me rritje ekonomike

schedule16:36 - 30 Gusht, 2023

schedule 16:36 - 30 Gusht, 2023

Hisen Berisha, deputet i PDK ka qenë i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” në ABC News, ku fillimisht foli në lidhje me deklaratën kërcënuese të presidentes, Vjosa Osmani ndaj paralajmërimit të Macron  për vizat.

Berisha tha se ka konfliktet me ndërkombëtarët, ajo që humb është vetëm Kosova dhe se ky shtet nuk mund të ecë përpara pa marrëdhënie të mira me BE dhe SHBA.

Kosova dhe gjitha rezultatet që kemi arritur, i kemi arritur për shkak të bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap, nëse nuk është në partneritet me ndërkombëtarët dhe në veçanti me SHBA.

Ajo që duhet vënë në pah, janë dëmet që pëson vendi yni, kur nuk ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët.

Politika e konfrontimit me ndërkombëtarët, e çon Kosovën prapa dhe nuk mund të ketë rezultat.

Çdo përplasje do të jetë në dëm të Kosovës. Edhe thirrjet e fundit të Macron, qeveria e Kosovës do duhet ta marrë shumë seriozisht.

Nëse i referohemi pak edhe traditës së marrëdhënie Serbi – Francë, dhe Francë – Shqipëri, e dimë që i favorizon një miqësi e hershme.

Ne e dimi se qytetarët serbë lëvizin lirshëm në Evropë, që Serbia është një shtet ushtarak dhe ekonomik nëse krahasohet me Rajonin, ndërsa Kosova është i vetmi vend pa viza dhe në aspektin ekonomik, kjo i faturohet politikave të Kosovës” tha Berisha.

Në lidhje me postim të tij ku e akuzon Kurtin për tradhti kombëtare, Berisha u shpreh se pas takimit të BLED, Kurti doli me qëndrim tyë ri, ku tha se para zgjedhjeve në BE dhe SHBA duhet të kemi implementuar të gjitha marrëveshje.

Kjo ngutje e Kurtit, sipas Berishës tregon se diçka po rrëshqet dhe do të jetë në dëm të Kosovës.

Pas takimit të BLED, Kurti doli me qëndrimin e ri tanimë, se duhet që para zgjedhjeve të BE dhe SHBA, të përmbushen të gjitha kushtet e dialogut.

Pse gjithë kjo nguti i Kurtit, cila është frika e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Tendenca për të implementuar me ngut vendimet e marra në Bruksel dhe Ohër, që janë të dëmshme për Kosovën, a mos kemi të bëjmë me diçka që po rrëshqet.

Kjo ngutje e tij, për mua është shumë e dyshimtë, edhe presioni i Macron apo krizat permanente në veri, janë tendenca për të krijuar një atmosferë për implementimin e këtyre marrëveshjeve që janë në dëm të Kosovës” shtoi ai.

Edhe pse një nga kartat me të cilat Kurti erdhi në pushtet, ishte e ajo e bashkimit kombëtar, së fundmi kryeministri i Kosovës ka thënë se një gjë të tillë nuk ia lejon kushtetuta, e për këtë Berisha tha se Kurti e ka pas njohur kushtetutën e Kosovës dhe e dinte se një gjë e tillë  nuk mund të realizohej , por vetëm se mashtroi qytetarët.

Shumë kisha dashur që kjo të jetë mos pjekuri, mos koherencë, apo mos dije, por nuk është kështu. Kjo është vetëm agjendë. Kurti nuk është se nuk e ka njohur kushtetutën e Kosovës.

Kjo ka qenë retorikë mashtruese, me të cilat ai ka mashtruar këtë popull. Jo vetëm kjo, po merri është çështjet e tjera të zhvillimit ekonomik.

Si mund të thuash që ka zhvillim ekonomik, kur të gjithë treguesit tregojnë të kundërtën. A ka mirëqënie më të mirë? A ka rritje të pagave? Jo, pagat janë ulur në të gjithë sektorët.

E kanë këta një doktrinë, që është më e lehtë që të mashtrojmë qytetarët, se sa spektrin politik opozitar, shoqërisë civile apo mediat, që të bindin qytetarët se ata janë të mashtruar.

Mirëpo realiteti çdo po i demanton. Unë besoj se qytetarët do ta lexojnë atë që unë kisha paralajmëruar” përfundoi Berisha. r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!